Lajme

Shënohet dita e gruas rurale

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 15 October 2018

Me qëllim të njohjes së kontributit dhe rolit që kanë në komunitet gratë nga zonat rurale duke përmirësuar jetesën si dhe mirëqenien në tërësi, shënohet më 15 tetor dita e gruas rurale.

Kjo ditë për herë të parë u shënua me 15 tetor 2008, pasi përmes një rezolute Kombet e Bashkuara në vitin 2007 njohën “rolin jetik dhe kontributin e gruas rurale, për mirëmbajtjen e agrikulturës dhe zhvillimit rural, për përmirësimin e sigurimit të ushqimit dhe luftimit të varfërisë rurale”.

Për këtë përmes kësaj rezolute shtetet anëtare, në bashkëpunim me organizatën, sugjerohen që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për përmirësimin e gjendjes së grave rurale, në vendet ku ato jetojnë dhe kontribuojnë, përmes disa strategjive të cekura në këtë dokument.

-Advertisement-

Në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për shënimin e kësaj dite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera