Lajme

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 10 August 2023

Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut.

Sot nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, me rastin e 10 Gushtit, në përvjetorin jubilar, do të organizohen aktivitete përkujtimore.

Po ashtu do të ketë vizitë tek monumenti i Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, në fshatin Gabrricë, për të vazhduar më pas me homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve dhe homazhe pranë shtatoreve të Komandantëve Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi e busteve të veprimtarëve të çështjes kombëtare Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka.

-Advertisement-

Brigada 162 “Agim Bajrami”, në luftën çlirimtare, ka dhënë 95 dëshmorë të lirisë. Në mesin e tyre edhe dy komandantë të Brigadës: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi, dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismajl Raka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera