Lajme

Shënohet 19 vjetori i Betejës në Kotlinë

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 09 March 2018

OVL-UÇK, dega në Kaçanik ka organizuar shënimin e 19 vjetorit të Betejës së 9 marsit 1999 në Kotlinë të komunës së Kaçanikut dhe rënies heroike të dëshmorëve Milaim Loku dhe Emërlla Kuqi, shkruan Infokusi.

OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me institucionet komunale organizon “Orë Përkujtimore” tek shkolla e fshatit në ora 12:00, vizitë në vendin e rënies në ora 13:30 dhe homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në ora 14:30. /INFOKUSI/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera