Sport

Shënohen tre gola për 8-të minuta në sfidën mes Prishtinës dhe Trepçës ‘89

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 22 November 2020

Prishtina dhe Trepça ‘89 po luajnë aktualisht në kuadër të javës së 13-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, janë realizuar tre gola për 8-të minuta.

Skuadra e Prishtinës i ka shënuar dy gola për tre minuta për rezultatin 4-1.

Për shifrat 3-1 realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 63’, ndërsa për 4-1 shënoi Gauthier Mankenda në minutën e 66’, kurse Trepça ’89 e ngushtoi rezultatin në minutën e 71’ me anë të Ardian Mujës./Gazeta inFokus/

Të tjera