Sport

Shënohen dy gola për dy minuta në finalen e Superkupës së Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 17 January 2021

Barcelona dhe Athletico Bilbao po luajnë aktualisht në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Estadio de La Cartuja’ në Sevilla, skuadra e Barcelonës ka kaluar në epërsi në minutën e 40’ me anë të Antoine Griezmann.

Gëzimi i ‘blaugranëve’ zgjati vetëm dy minuta, pasi Athletico Bilbao arriti ta barazonte rezultatin 1-1 me golin e shënuar nga Oscar de Marcos në minutën e 42’./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera