Lifestyle

Shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje të cilës së shpejti do t’i vije fundi

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 19 February 2018

Të gjitha lidhjet dashurore kalojnë përmes sfidave të ndryshme, prandaj është e kuptueshme që ju dëshironi që lidhja të funksionojnë pavarësisht sa shumë keqësohen gjërat.

Por kjo do të thotë se mund të jetë e vështirë t’i vëreni shenjat që qartazi tregojnë se lidhja po dështon dhe se duhet të pajtoheni me këtë fakt.

E, cilat janë këto shenja?

-Advertisement-

Shenja nr.1: Mungesa e respektit

Respekti luan rol vital në lidhje sepse tregon që secili nga ju e kuptoni njëri-tjetrin. Nëse keni mungesë respekti për njëri-tjetrit, atëherë dashuria nuk do të mjaftojë që t’ju mbajë së bashku.

Kështu, nëse e dini se ky është problemi, bëni çmos për ta z zgjidhur këtë problem.

Shenja nr.2: S’gjeni kohë për njëri-tjetrin

Shpenzimi i kohës së lirë në diçka që nuk ndërlidhet me partnerin tuaj është shenjë se e keni humbur interesimin për lidhje.

Asnjë lidhje nuk mund të funksionojë pa investuar kohë secili partner.

Shenja nr.3: Qëllimet e ndryshme nga njëri-tjetri

Ju dëshironi më shumë fëmijë, ai nuk do fare. Ai dëshiron të martohet, ju nuk dëshironi. Ju preferoni të jetoni jashtë vendit, ai dëshiron të jetojë në vendlindje.

Qëllimet apo synimet e papërputhshme me të njëri-tjetrit mund të jetë të vogla apo të mëdha, por në shumicën e rasteve shpijnë drejt ndarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera