Lajme

Shenjat që la granata në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 27 June 2023

Në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut është qartë i dallueshëm vendi ku u hodh granata e dorës në mbrëmjen e së martës.

Nga granata e hedhur, nuk u lënduan njerëz porse u shkaktua dëme në dy vetura zyrtare.

KOHA ka qëndruar gjatë ditës atje dhe ka parë vendin ku është hedhur mjeti shpërthyes.

-Advertisement-

Ende nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me rastin, por organet e rendit kanë deklaruar se përgjegjësit e këtij sulmi do të sillen para drejtësisë.

Rastin e ka dënuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndalë sulmet që nxisin tensionim të situatës, para se të ketë humbje jete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera