Lifestyle

Shenjat e zodiakut që do të kenë më shumë fat në dashuri gjatë muajit mars

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 26 February 2024

Siç e dimë pranvera po afron dhe bashkë me të shfaqen ne horizont edhe mundësi të reja për disa shenja të horoskopit.

Fatin më të madh në dashuri duket se do ta kenë tre prej tyre:

Dashi

-Advertisement-

Në mars, Dashi beqar ka një shans të madh për të ndërtuar marrëdhënie të forta. Të qenit së bashku me personin tuaj të zemrës do t’ju bëjë të ndiheni të sigurt. Zhvilloni marrëdhënien me besim!

Peshorja

Duhet të largoni ndjenjën e zilisë! Qëndroni pozitiv dhe kjo do t’ju japë energji për të gjetur dashurinë tuaj. Nëse tashmë jeni në një lidhje, partneri juaj është gati t’ju japë dashuri dhe stabilitet.

Bricjapi

Në mars, Bricjapët bëhen të dëshirueshëm dhe tërheqin vëmendjen e partnerëve të mundshëm. Kjo rrit shanset për të gjetur dashurinë.

Rikujtojmë, se jemi zyrtarisht në sezonin e Peshqve. Peshqit kanë një super imagjinatë, janë romantikë dhe unikë. Si një shenjë e mbushur me pasione dhe dëshira, Peshqit lehtësisht mund të ngatërrohen me një shenjë të ndjeshme dhe nostalgjike, por jo gjithnjë është kështu. Ata kanë si element ujin dhe udhëhiqen nga Neptuni. Peshqit shquhen për fleksibilitetin dhe përshtatjen në çdo mjedis. Është një shenjë empatike, transparente dhe e hapur. Peshqit janë vizionarë dhe kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj situatave të ndryshme, të cilat jo domosdoshmërisht i prekin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera