Shëndeti i veshkave/ Kura me limon dhe majdanoz që funksionon
Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 23 December 2020
Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë. Ato përpunojnë pjesën më të madhe të mbetjeve ushqimore. Nëse lëngjet trupore nuk dalin nga sistemi, kripërat minerale bashkë me substanca të tjera kimike ngurtësohen duke formuar në atë që ne njohim si gurë në veshka.
Prania e tyre shkakton dhimbje dhe mund të përkeqësojë shëndetin. Përmasat e këtyre gurëve janë të ndryshme dhe në shumë raste bllokojnë zbrazjen e fshikëzës duke i çelur rrugën infeksioneve urinare. Gurët në veshka mund të trajtohen nëpërmjet medikamenteve ose kurave natyrale. Megjithatë, nëse një gur është i përmasave të mëdha, ai duhet hequr nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.
Gurët Në Veshka Dhe Roli i Kurave Natyrale
Shurupi me limon dhe majdanoz është një kurë shumë e mirë natyrale që mund të përdoret krahas trajtimeve të tjera kundër gurëve në veshka. Përpara se ta përdorni atë, duhet të dini se çelësi i parandalimit të gurëve në veshka është që të pini shumë lëngje. Nëse organizmi nuk është i hidratuar, atëherë lëngjet qëndrojnë në organizëm dhe kështu krijohen gurët në veshka. Bashkë me ujin, rekomandohen produkte që kanë efekt diuretik siç janë majdanozi dhe limoni.
Vlerat e Limonit
Limoni përmban dy acidë të rëndësishëm që parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Acidi citrik dhe ai fosforik inkurajojnë nxjerrjen e kripës dhe toksinave nga organizmi. Limoni promovon eliminimin e lëngjeve që akumulohen në inde dhe nxit nxjerrjen e lëngjeve. Për më tepër, lëngu i limonit ka vlera kundër baktereve dhe mykut dhe parandalon shfaqjen e infeksioneve.
Vlerat e Majdanozit
Majdanozi është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të vyera për shëndetin e veshkave. Vajrat esencialë rrisin nxjerrjen e lëngjeve, nëpërmjet të cilave toksinat dhe yndyrnat largohen nga organizmi. Majdanozi përmban shumë vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe kuron infeksionet.
Shurupi me Limon dhe Majdanoz
Në këtë recetë do të përzieni limonin, majdanozin, mjaltin dhe vajin e ullirit.
Përbërësit:
Lëngu i një limoni
Një tufë majdanoz
Një filxhan çaji me vaj ulliri
Një filxhan çaji me mjaltë
Përgatitja:
Shtrydheni lëngun e limonit dhe përziejeni me majdanozin në një mikser. Përzierja e të dy produkteve do të krijojë një masë të gjelbër të cilën duhet ta përzieni me mjaltin dhe vajin në të njëjtin mikser. Kur shurupi të jetë gati, hidheni në një kavanoz qelqi. Mbylleni kapakun dhe ruajeni në një vend të errët dhe të freskët.
Si Ta Përdorni Shurupin
Merrni një lugë çaji nga ky shurup çdo ditë me stomak bosh. Nëse dëshironi mund ta tresni në një gotë ujë që ta pini më lehtë. Gjatë ditës duhet të pini dy litra ujë që të shumëfishoni ndikimin e shurupit. Shurupi duhet pirë vazhdimisht që të vëreni përmirësime. Kjo këshillë vlen për pacientët që kanë gurë të vegjël dhe sasi të vogla gurësh në veshka. Pacientët që janë diagnostikuar me gurë më të mëdhenj, duhet ta marrin shurupin si shoqërues të medikamenteve.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...