Opinione

Shëndetësia sot dhe reforma që duhet bërë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 26 July 2020

Shkruan: Islam Morina

Momentet e krizave jo rrallë-herë janë shëndrruar edhe në moment refleksioni e ndryshimi të madh nëpër vende të ndryshme të botës.
Kosova sot përballet me pandeminë botërore COVID-19, si pothuajse të gjitha vendet e ndryshme të botës, por Kosova e ka një disavantazh që ndoshta asnjë nga vendet tjera nuk e kanë. Ajo e ka një sistem të brishtë shëndetësor i cili përveç COVID-19, nuk ka kapacitetet e duhura edhe për luftimin e shumë sëmundjeve, anipse nga disa punonjës shëndetësor bëhen përpjekje vërtëtë titanike që të ofrojnë shërbime cilësore. Por duhet theksuar se ata punonjës janë vetëm disa.

Sot kur vendi ynë përballet me pandeminë globale, në spitalet tona ka mungesë edhe të ilaqeve nga lista esenciale, gjë që e vështirëson temase punën në luftë me pandeminë por edhe sëmundjet tjera që ndoshta edhe janë shkaktare kryesore të vdekjeve në vend, shikuar në statistikat e përgjithëshme.

-Advertisement-

Krizat përveç dëmeve të mëdha sjellin edhe përparësi. Pse ashtu?

Sepse zbulojnë hapur defektet në sistem dhe nxjerrin në pah ndryshimet e nevojshme dhe vlerat e profesionistëve. Në këto kohë pandemie kur shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve si rezultat i pandemisë shënojnë rritje enorme nga dita në ditë, është moment i volitshëm për të ndërhyrë fuqishëm në sitstemin shëndetsor, i cili ka degraduar nga viti në vit këto katër dekadat e fundit.

Në këto momente dora e shtetit në shëndetësi, ama dora për mirë, e jo për poena politik do të ndryshonte tërësisht nivelin e shërbimeve dhe cilësinë e ruajtjes së shëndetit publik në vend.

Çka duhet bërë fillimisht dhe si zë fill reforma në shëndetësi?

Fillimisht me ndryshime ligjore dhe akte tjera normative duhet vënë prioritet shëndetësinë, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në sitemin e organizimit të brendshëm shëndetësor dhe duke riorganizuar tërësisht sitemin e kujdesit shëndetsor në vend.

Aplikimi në fondet e bollta ndërkombëtare për shëndetësi dhe infrastrukturë të saj, duhet të jenë prioritet i qeverisë aktuale. Vetëm ndihmat e të tjerëve nuk kryejnë punë. Kosova me borxhin publik më të ultin në rajon e ka këtë mundësi që nëpërmjet kredive të buta dhe investimeve kapitale në shëndetësi ta shëndrrojë vendin tonë në ofruesin e shërbimeve më të mira në rajon.

Kapërcimi i madh në këtë drejtim mund të ndodhë pikërisht tash, tash kur jemi buzë greminës. Përveç infrastrukturës së nevojshme aplikimi i një ligji që nuk e lejon një mjek profesionist të punojë në më shumë se një vend pune, do të sillte koncentrim të stafit në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore vendin e punës ku shërbejnë. Investimi në kuadrot deficitare në lëmin e shëndetësisë jo vetëm që në një plan afatmesëm do të sillte kuadro nga brenda vendit, por do të ndalonte ikjen e atyre që e shohin europën si mundësi, si edhe kthimin e një numri të atyre që tashmë kanë ikur.

Një pacientë që kërkon shërim jashtë vendit për një sëmundje që nuk mund të trajtohet në Kosovë, shtetit dhe vet pacientit i kushton jo më pak se 100 mijë euro, e të tillë pacientë ka me qindra e ndoshta edhe me mijëra. Vetëm nga shuma totale e pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit brenda 5 viteve në Kosovë mund të ndërtohej Qendra e Diagnostikimit dhe Trajtimit të Sëmundjeve Kancerogjene më e madhja në rajon. Përfitimi do të ishte i dyfishtë, miliona euro më pak të shpenzuara klinikave të huaja dhe përfitimi i miliona të tjerave nga pacientët e rajonit.

Listimi i studentëve të secilës sferë të shëndetësisë, duke filluar nga niveli teknik e deri të ata që studiojnë për lëmi specifike profesionale, do të ndikonte që vendi ynë të ketë kontrollë të plotë mbi resurset humane që i ka, apo që pritet ti ketë dhe mbi këtë bazë të hartojë politika shëndetësore të asisojta që ndikojnë në cilësinë e shërbimeve dhe ruajtjen e kuadrove nga ikja në vendet tjera. Trend i tanishëm i ikjes së kuadrove shënetësore do ta lë Kosovën në një të ardhme të afërt nën mëshirën e stafit të rekrutuar nga jashtë, e që do të sillte edhe eksport të parasë e pasurisë së thesarit të shtetit.

Testimi i stafit në baza dy javore do të krijonte mundësi kontrolli se kush nga personeli është i gatshëm për punë e ksuh duhet qëndruar i izoluar. Jo rrallë kemi raste kur një nga përsoneli është infektuar dhe e ka bartur virusin tek kolegët e tij e ndoshta edhe te dhjetëra pacientë.T’u thuhet stafit shëndetësor se duhet të testoheni vetëm pas shfaqjes së simptomave, është njëjtë sikur t’u thuhet vazhdoni infektoni kolegë e pacientë se pastaj u testojmë e izolojmë.

Sigurimi në plotni dhe mjaftueshëm i barërave nga lista esenciale nuk është diçka e paarritshme, thjeshtë duhet evituar keqpërdorimet dhe rritur buxheti për këtë kategori shpenzimesh.

Përfundimi i objekteve që janë në konstruktim në QKUK dhe rivitalizimi i shtëpive të shëndetit nëpër fshatra, do të sillte lehtësim trajtim e triazhimin adekuat, e me kohë të pacientëve të dyshuar për COVID-19, por edhe nga sëmundjet tjera.

Investimi në aparatura të nevojshme cilësore dhe sasiore, do të ndikonte në relaksim të gjendjes së krijuar dhe mundësi reale të stafit për trajtuar pacientët më lehtë, më shpejtë dhe në mënyrë adekuate.

Krijimi i një baze të mirë normative për riorganizim të stafit shëndetësor, do të sillte rifreskim të stafit të stërlodhur shëndetësor dhe angazhim meriotor të tij në detyra konkrete që i kontribuojnë stabilizimit të gjendjes.

Investimi për reformë në shëndetësi nuk është diçka që pret, sot ai është i domosdoshëm!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera