Lajme

Shëndetësia mbetet sërish pa ministër, ende asnjë deklarim nga kabineti i Kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 06 October 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëqje të enjten nga pozita e të parit të këtij dikasteri. Në letrën e dorëheqjes dorëzuar kryeministrit Kurti, ai ka thënë se me zhgënjim të thellë dhe keqardhje ka vendosur që të largohet nga posti i të parit të Shëndetësisë, dhe se ky vendim ka ardhur pas shumë reflektimesh të bëra në muajt e fundit. Me këtë rast, ai i ka dërguar kryeministrit Kurti edhe një përmbledhje të shkurtër të të gjeturave dhe sfidave me të cilat është ballafaquar gjatë 10 muajve si ministrër i Shëndetësisë, shkruan Kanal10.

Në pak se 11 muaj pas ardhjes në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të këtij dikasteri.

Në letrën e dorëheqjes Latifi ka shkruar se me zhgënjim të thellë dhe keqardhje ka vendosur që nga sot të ofroj dorëheqjen e tij nga posti i ministrit.

-Advertisement-

Po ashtu, ai ka shkruar se këtë vendim po e merr pas shumë reflektimesh të bëra në muajt e fundit.

Me këtë rast, ai i ka dërguar kryeministrit Kurti edhe një përmbledhje të shkurtër të të gjeturave dhe sfidave me të cilat është ballafaquar gjatë 10 muajve si ministrër i Shëndetësisë.

Dorëheqja e ministrit Latifi vie pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të sistemit shëndetësor.

Ndërkaq, kritika pati edhe pas themelimit të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, pozitën e udhëheqësit të së cilës, kryeministri Kurti nuk ia besoi ministrit Latifi.

Kryeministri Kurti vendosi që vet të udhëheq me këtë komision, të cilin e themeloi për shkak të gjendjes së rëndë në shëndetësi.

E udhëheqja e këtij komisioni nga i pari i ekzekutivit, u raportua se nuk u prit mirë nga ministri Latifi, ndonëse i njëjti e kishte mohuar një gjë të tillë.

Dorëheqja e ministrit Latifi është komentuar edhe nga deputeti i Listës Guxo, Burim Meta.

Më 16 nëntor të vitit 2021, Rifat Latifi kishte ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, pas largimit nga ky post i ministrit Arben Vitia.

Latifi pati premtuar Sigurime Shëndetësore për qytetarët, shërbime cilësore në institucionet publike shëndetësore, e kthimin e punëtorëve shëndetësorë të cilët me vite të tëra janë larguar nga Kosova për në shtetet tjera.

Por që Latifi, nuk arriti të realizojë as njërin nga këto tri premtime, të cilat i përmendi disa herë në adresimet e tij.

Ministria e Shëndetësisë në krye me minsitrin Rifat Latifi në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-qershor të vitit 2022, kishte arritur të realizojë vetëm 28 aktivitete nga 76 sa i kishte paraparë gjatë kësaj periudhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera