Fokus

Shëndetësia e Kosovës në dorë të filloristëve

Autori: Doresa Geci 10:50 | 12 February 2019

Mbi 5 mijë punonjës, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë të kryer vetëm shkollën e mesme. Ndërsa 506 persona tjerë janë punësuar vetëm me shkollë fillore.

Në bazë të të dhënave që gazeta inFokus ka siguruar nga Ministria e Administratës Publike, në Ministrinë e Shëndetësisë punojnë 7, 723 punonjës. Prej tyre, afro 2 mijë janë më shkollim superior, dhe vetëm 500 janë më shkollimi të lartë.

Por që numri i madh i të punësuarve në Ministrin e Shëndetësisë është më përgatitje të ulët profesionale e mohojnë zyrtarë e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Sipas tyre të dhënat e MAP-it nuk janë të sakta, pasi që në numrin prej 7 mijë punonjës përfshihet edhe numrin i të punësuarve në institucionet shëndetësore.

“Në numrin prej 7 mijë personave, MAP ka llogaritur edhe të punësuar në Institucione Shëndetësore që i përgjigjen Ministrisë, si Transfuzioni i Gjakut, Shëndetësia në Burgje, IKSHKP, AKPPM dhe institucione të tjera shëndetësore, ku ka infermierë, teknikë e laborantë që kanë shkollim të mesëm”, kanë thënë për gazetën inFokus, keshilltari i ministrit të shendetësis,  Albatrit Matoshi.

Sipas  tij, në  Ministrin e Shëndetësisë, nuk punojnë 7000 persona por vetëm 153. E në këtë numër përfshihen edhe stafi politik i Kabinetit të Ministrit.

Prej 153 personave, sipas tij 133 janë me fakultet, studime posdiplomike si magjistratura, Phd kandidatë dhe me thirrje të specialistëve të fushave të mjekësisë, 5 janë me shkollë të lartë dhe 15 me shkollë të mesme.

“Po çka duhet me dit është se me pacient nuk punon askush me shkolle fillore. Se as teknik as laborant, as mjekë, as fizpterapuet me shkolle fillore nuk ka”, ka deklaruar Matoshi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera