Lajme

Shemsi Mustafa është njëri nga policët e kidnapuar në Leposaviq, emri i tij u raportua gabimisht

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 14 June 2023

Pak më parë në media u raportua për kidnapimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Leposaviq.

Madje u publikuan edhe emrat e tyre. Sipas mediave njëri nga ta ishte edhe Mustafë Shemi, mirëpo ky nuk është emri i vërtete i tij.

Gazeta Infokus mëson se emri i 62-vjeçarit është Shemsi Mustafa, e që njihet me nofkën Shemi Kerrhaqi.

-Advertisement-

Kurse, dy policët e tjerë që u kidnapuan janë Rifat Zeka dhe Beqir Sefi

Ndërkaq, këtë kidnapim Policia e Kosovës e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera