Lajme

Shembull i mirë: Qytetari nga Kaçaniku i dorëzon në polici paratë e gjetura në rrugë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 29 February 2024

Me datën 28.02.2023 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në rrugën ‘’Ismail Raka ‘’ në Kaçanik i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik.

Lusim pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas.

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera