Lajme

Shembja e trotuarit në Rrugën C në Prishtinë, Komuna jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 08 November 2019

Një pjesë e trotuarit në Rrugën C në Prishtinë është shembur gjatë ditës së sotme, kjo për shkak të punimeve që kanë qenë duke u bërë në ndërtim.

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar sipas ligjit.

“Sot gjatë ditës ka pas rrëshqitje të dheut në njërën nga vend-punishtet me ç’rast është dëmtuar edhe infrastruktura jashtë saj. Sipas inspektorit të terrenit, punimet kanë qenë sipas projektit për të cilin është marrë leje në Urbanizëm. Inspektorët tanë dhe të Shërbimeve Publike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar sipas ligjit, duke e rrethuar ndër të tjera pjesën e dëmtuar”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ai bëri të ditur se investitorit i janë ndërprerë punimet në ndërtim, dhe se është urdhëruar të punojnë në sanimin e gjendjes dhe kthimin e hapësirës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera