Lajme

Shembet ura në Kolumbi, vdesin 10 punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 17 January 2018

Tragjedi në Kolumbi. Dhjetë punëtorë humbën jetën këtë të martë, si pasojë e shembjes së një ure të varur, në një zonë malore rreth 100 kilometër larg kryeqytetit, Bogota.

Ishin duke punuar bashkë, kur krejt papritur ura u nda në mes duke u shembur.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile deklaroi se punëtorët po merreshin me sistemin e drenimit, kur ura u copëtua.

-Advertisement-

Nëntë prej punëtorëve gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Aktualisht vijojnë hetimet për të sqaruar se sa persona ndodheshin në urë në momentin e shembjes dhe për të zbuluar nëse ka persona të zhdukur. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera