Lajme

Shembet ura lëvizëse në Itali, fatmirësisht nuk ka të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 12 May 2021

Ura e lëvizshme “Pagliari” pranë portit të qytetit La Spezia në Italinë Veriore, që u përurua në 2010, përhapi terror mesditën e sotme.

Ajo është shembur, por për fat të mirë, në kohën e shembjes nuk kishte asnjë automjet në urë dhe nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Hetimet për shkaqet e incidentit po vazhdojnë, por sipas informacioneve të para, pjesë që u shemb nuk ishte struktura e urës, por vetëm pjesa që e urës që hapej dhe mbyllej për kalimin e anijeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera