Lajme

Shembet një objekt në Kaçanik, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 09 May 2022

Dy persona janë lënduar pas shembjes së një objekti në Kaçanik, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se dy personat e lënduar të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

-Advertisement-

“Po, në ora 13:25 ka ndodh ky rast. Lëndime kanë pësua 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , të cilët po trajtohen. Rasti është cilësuar ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Ndërsa në vendin e ngjarjes inspektorët e punës. Rasti po hetohet!”, deklaroi Veseli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera