Lajme

Shembet dheu prapa shtëpisë, familja gjashtë anëtarëshe në rrezik

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 27 January 2023

Ngjarjen e ditëve më parë e tregon akoma me frikë.

Daut Krasniqi, banor i lagjes Emshir në Prishtinë është përballur me një vështirësi.

Reshjet që nuk pushuan këto ditë, shkaktuan shembje të dheut afër shtëpisë së tij.

-Advertisement-

Kjo gjendje e krijuar, po e detyron atë të kërkoj vend tjetër për të jetuar.

Mirëpo, se si po jetojnë gjashtë anëtarët e familjes Krasniqi, pas shembjes, e tregon vetë pronari.

Pavarësisht kësaj situate, ai i gëzohet një arsyeje.

Ani pse drejtoria e inspekcionit kishe vëzhguar situatën në terren, ata përgjegjësinë e kësaj çështje, ia lanë dikujt tjetër.

Ndërkaq, nga kjo drejtori kanë një përgjigje.

Përmes një përgjigje për T7, drejtoria e Mirëqenies Sociale, kanë thënë se ndihma që do t’i jepet kësaj familje pasi të zhvendosen nga vendi ku jetojnë aktualisht, është pagesa e qerasë së banimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera