Fokus

Sheiku i Leposaviqit

Autori: Doresa Geci 16:32 | 25 June 2019

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Tadiq ia ka dhënë një kompanie të afërt me të mbi një 11 mijë euro, pa asnjë procedurë tenderuese.

Auditori i përgjithshëm ka gjetur se në vitin 2018, Tadiq kishte angazhuar një kompani për shërbime profesionale duke mos pyetur askënd e as duke mos dhënë shpjegime se për çfarë shërbime bëhet fjalë, shkruan Gazeta inFokus.

“Në një rast komuna ka angazhuar një kompani për shërbime profesionale, ky shërbim kap koston 11,446 €, për këtë angazhim komuna nuk kishte bërë thirrje publike dhe angazhimi ishte bërë duke i anashkaluar procedurat e prokurimit, angazhimi ishte bërë me vendim të kryetarit”, thuhet në raportin e auditimit për vitin 2018.

-Advertisement-

Prandaj sipas këtij raporti shpërfillja e rregullave të prokurimit publik, duke e pas parasysh që buxheti është i të gjithë taksapagueseve është dashur që ti jepet hapësirë konkurrencës së lirë, në mënyrë që mos të ketë pretendime për keqpërdorim të parasë publike.

Përveç këtij keqpërdorimi në Komunën e Leposaviqit, auditori ka gjetur edhe një mori të problemesh të tjera.

Komuna nuk i posedon planet/strategjitë, si: planet urbanistike, hapësinore, plani operativ emergjent, plani strategjik kundër korrupsionit, strategjia e zhvillimit rajonal etj.

Përveç kësaj, Komuna ende nuk ka vendosur politika të zbatimit të ligjit për tatimin në pronë si dhe nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për arkëtimin e mjeteve nga kjo veprimtari.

“Po ashtu nuk ka inkasuar të hyra nga lejet e ndërtimit apo për shfrytëzim të e hapësirave komunale dhe  Niveli i lartë i obligimeve (mbi 1 mil.€) do të shkaktojë vështirësi buxhetore edhe në vitin 2019”.

Vitin e kaluar, sipas auditorit kjo komunë ka punësur edhe persona me të kaluar të dyshimt.

“Gjatë kontrollimit të procesit të rekrutimit dhe dokumentacionit përcjellës, kemi vërejtur që nga 11 rastet e përzgjedhura me mostër nga numri i të punësuarve, katër prej tyre nuk e kanë pasur vërtetimin që personat e rekrutuar ose përzgjedhur nuk janë nën hetime”, thuhet në raportin e auditimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera