Rozë

“Sheik jo, më pëlqejnë djemtë e…”/ Kejvina i thotë të gjitha: Ish-i dashuri ishte shumë i bukur

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 01 December 2022

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Gjatë bisedës në studio, bukuroshja bionde u ngacmua edhe në lidhje me jetën e saj personale si dhe u ndal te partneri ideal për të.

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, biond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”, u shpreh Kejvina Kthella.

Po jo vetëm kaq, pasi modelja e njohur tha se pëlqen shumë ‘djemtë e këqij”. Gjithashtu, tregoi edhe një episod që i ka ndodhur teksa ka qenë në një lidhje me dikë.

-Advertisement-

“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’”, vijoi Kejvina.

A i pëlqen ajo çmendurirat në një lidhje dashurie dhe a ka bërë? Ja si u përgjigj:

“Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsApp-in tim”- tha Kejvina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera