Sheholli: Deklaratat e liderëve serbë për Qeverinë “Haradinaj”, s`çojnë peshë për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 12 September 2017
Deklaratat që vijnë nga zyrtarët e lartë të Serbisë lidhur me formimin e Qeverisë `Haradinaj`, nuk mund të ndikojnë në institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli ka thënë për “Indeksonline” se deklarata e Goran Rakiqit se “Qeveria e Kosovës varet nga Lista Serbe”, është thjeshtë për konsum të brendshëm.Ja emrat e zëvendësministrave të PDK-së?
“Sa i përket zotit Rakiq kam respekt ndaj tij sepse ai është kryetar i partisë politike Lista Serbe e cila ka dalë në zgjedhje në Kosovë dhe ai është subjekt me të cilin duhet bashkëpunim në territorin e Kosovës. Për deklaratat e tjera që vinë nga zyrtarët e Serbisë, ata nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë dhe deklaratat e tyre sa i përket zyrtarëve të lartë të Serbisë, ato çështje duhet të diskutohen në Bruksel sepse nuk kanë peshë në institucionet dhe popullin e Kosovës. Janë deklarata për një konsum të brendshëm të tyre, por ato duhet Brukseli të merret me to”, ka thënë ai.
Sheholli ka komentuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se ky është obligim ndërkombëtar, e që duhet të zbatohet nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, zbatimi për këtë marrëveshje nuk do të nxisë asnjë lloj proteste meqë kryeministri Haradinaj ka deklaruar se do të ketë një dialog të brendshëm rreth të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel.
“Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe është obligim ndërkombëtar që institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë atë obligim ndërkombëtarë.Nuk besoj se do nxisë asgjë për arsye se kryeministri Ramush Haradinaj e ritheksoi edhe dje se do të ketë një dialog të brendshëm lidhur me dialogun dhe me gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur. Andaj, kur të fokusohet e gjithë shoqëria në një çështje, aty do të ketë sigurisht rezultate”, ka deklaruar ai.
Sheholli ka shtuar se Qeveria e Kosovës varet vetëm nga qytetarët e saj dhe nga askush tjetër./
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...