Fun & Video

Sheh gruan në Google Map duke e tradhtuar me një tjetër, i kërkon divorc

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 11 October 2018

Një burrë nga Peruja ka divorcuar gruan e tij pasi zbuloi fotot intime me një burrë tjetër nëpërmjet Google Maps-it. Burri ishte duke parë nga kompjuteri nëpërmjet Google Street View urën në Lima, kryeqytetin e Perusë, kur vuri re një fytyrë të njohur. Gruaja kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinë dhe taka. Ajo qëndronte ulur në një stol dhe përkëdhelte fokat e një burri tjetër, që kishte vendosur kokën në prehrin e saj.

Ai vuri re se rrobat ishin të njëjta me të bashkëshortes së tij, të cilat ajo i kishte veshur në disa raste dhe kur e afroi më tepër kamerën, pa që ishte i njëjti person. Fotot janë bërë në vitin 2013. Burri i zemëruar u përball me gruan e tij dhe ajo pranoi se kishte pasur një lidhje. Çifti i paidentifikuar më vonë u divorcua, sipas mediave lokale.

-Advertisement-

Burri i shpërndau fotografitë në mediat sociale, ku ndjekësit e tij komentuan se ‘është një botë e vogël’ dhe e kritikuan gruan që nuk ishte e ndershme. Automjetet e Google Street View, duke përfshirë makina, biçikleta, motorë, e të tjerë, kanë kapur vende në të gjithë botën me kamera me 360 ​​gradë.

Kjo ka sjellë në mënyrë të pashmangshme disa momente qesharake dhe të çuditshme të kapura në kamera, duke përfshirë një çift që kryente marrëdhënie seksuale në një makinë në një vend të panjohur, një grabitje të armatosur në Afrikën e Jugut dhe disa njerëz që mbanin veshur maska ​​pëllumbash në Japoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera