Shëndetësi

Me shegë kundër hipertensionit dhe stresit

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 14 September 2018

Nisur nga vetitë e shumta ushqyese të shegës, dietologët listojnë vlerat e saj dhe pse duhet të konsumojmë patjetër këtë frutë.

Ky frutë piqet plotësisht në fillim të vjeshtës dhe vazhdon deri në fillim të janarit, na bind edhe më tepër se përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme. Kokrrat e saj janë burim kryesor i vitaminave dhe mineraleve që përmban. Kokrra të vogla, shije të këndshme dhe me lëng, sidomos në vjeshtë shegët janë ideale për të plotësuar mënyrë të natyrshme menynë e përditshme. Në saje të vlerave të larta ushqyese, ndihmojnë të furnizojmë trupin me energji edhe përgjatë ditëve të ftohta të muajve në vijim. Nisur nga vetitë e shumta ushqyese të shegës, dietologët listojnë dhjetë arsye pse duhet të konsumojmë patjetër këtë frutë.

Vlerat ushqyese

-Advertisement-

Ky frutë i bën shumë mirë shëndetit të lëkurës tonë. E pasur me vitaminë C, shega favorizon krijimin e kolagjenit, substancë esenciale për të pasur lëkurë elastike dhe për të luftuar rrudhat. Niveli i lartë antioksidantëve në këtë frutë ndihmon në luftën kundër stresit.

Lufton dehidratimit, falë aftësive të saj të shumta favorizon largimin e ujërave të tepërta nga trupi, po kështu në të njëjtën kohë eliminon fryrjen dhe rëndesat në stomak, duke stimuluar qarkullimin më të mirë të gjakut, dhe largimin e ujërave të tepërta nga trupi.

Eliminon radikalet e lira. Frutë i shegës është një aleat i bukurisë kjo falë pranisë së antioksidantëve të cilat ndihmojnë në frenimin e procesit të plakjes së qelizave, udhëhequr nga radikalet e lira. Këto të fundit (radikalet e lira) janë substanca që formohen gjatë proceseve të ndryshme metabolike të organizmit për shkak të mënyrës së jetesës jo të duhur, sikurse është një dietë ushqimore e pasur me yndyra, sheqer, alkool, duhan dhe sedentarizëm.

Favorizon shëndetin e aparatit tretës. Falë aftësive dieuretike, shega mban të shëndetshëm dhe në mirëfunksionim aparatin tretës. Gjithashtu, në shegë gjendet edhe potasiumi, falë së cilit organizmi ndihmon të nxirren jashtë helmet që prodhon trupi.

Ndihmon ruajtjen e ekuilibrit hormonal. Hormonet janë substanca kimike që rregullojnë një shumëllojshmëri të fiziologjisë dhe të sjelljes, duke përfshirë tretjen, metabolizimin, frymëmarrjen, funksionin e indeve, perceptim ndijor, ushqimin me gji, stresin, rritjen dhe zhvillimin, riprodhimin, kocat, etj. Ne kemi shumë hormone, disa prej tyre janë më të rëndësishëm, në të njëjtën kohë mbajtja e ekuilibrit të hormoneve është shumë i rëndësishëm sepse prishja e ekuilibrit hormonal çon në një sërë shqetësimesh, deri në shkaktimin e sëmundjeve të shumta.

Lufton hipertensionin, tensionin e lartë të gjakut. Falë antioksidantëve të pranishëm në shegë, ndihmojnë në luftimin dhe mbajtjen nën kontroll të hipertensionit, duke mbajtur të pastër arteriet dhe ruajtur shëndetin dhe funksionimin e enëve të gjakut nga kolesteroli i tepërt.

Shega është “mik” i zemrës dhe mirëfunksionimit të saj, pasi përmban antioksidantë të cilët njihen për të mirat e shumta shëndetësore që ofrojnë trupit tonë veçanërisht për zemrën. Për shëndetin e sistemit kardiovaskular shega është aleat kryesor.

Shega cilësohet edhe si aleat i linjave trupore, pasi nuk të shëndosh. Kur konsumohet ky frutë të jep ndjesinë e ngopjes, kjo falë përbërësve të saj –përmban fibra të shumta dhe shumë pak kalori, kështu 100 gram shegë përmbajnë rreth 83 kalori. Kjo është arsyeja përse shega këshillohet të konsumohet edhe nga persona që janë në dietë.

Shega është edhe frutë kundër lodhjes pasi është burimi i mineraleve të tilla si kalium, hekur, natrium dhe vitaminës C, minerale dhe vitamina që ndihmojnë për të përballuar lodhjen e momentit, stresin fizik dhe psikologjik, po kështu edhe lodhjen e ardhur si shkak i ndryshimit të stinëve.

Konsumimi i shegës është shumë e shëndetshëm sepse falë vetive të saj antiinflamatore dhe antibakteriale, kjo edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, ky fryt ndihmon për të mbrojtur trupin nga viruset dhe bakteret, si dhe për ta mbrojtur nga ethet, ftohjet dhe sëmundjet e tjera të sezonit etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera