Shegë dhe mjaltë/ Dy superfuqi bashkë për rigjenerimin e qelizave
Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 23 November 2021
Shega, ky superfrut me fara të kuqe si rubini, është shumë i pasur në vlera që ushqejnë dhe mbrojnë organizmin nga koka tek këmbët. Kokrrat e kuqe të shegës konsiderohen edhe si çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe plot shkëlqim rinor.
Shega e ushqen lëkurën në disa shtresa sepse është shumë e pasur me vitaminë C. Vajrat esencialë të shegës promovojnë rigjenerimin e epidermës dhe riparimin e dëmtimeve nga radikalet e lira dhe dielli. Sipas të dhënave, shega është shumë e pasur me antioksidantë të cilët ngadalësojnë plakjen duke nxitur prodhimin e kolagjenit.
Maska Me Shegë Dhe Mjaltë Për Një Lëkurë Rinore
Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojiten:
1 lugë gjelle me masë kremoze nga kokrrat e shegës.
1 lugë gjelle me mjaltë.
Përgatitja:
Hidhni kokrra të rreth gjysmës së një shege mesatare në një mikser dhe përziejini deri sa të formoni një lugë nga kjo masë e kuqe. Më pas shtoni mjaltin dhe përziejini sërish deri sa masa të jetë e njëjtrajtshme. Vendoseni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë. Kjo maskë duhet bërë dy ose tre herë në javë.
Kombinimi Magjik I Mjaltit Me Shegën
Mjalti është një produkt shumë i mirë për lëkurën. Ai e ushqen lëkurën në thellësi, e pastron atë nga aknet dhe bakteret dhe ngadalëson plakjen. Sipas informacioneve, mjalti dhe shega janë të shumë të pasur me antioksidantë dhe ngadalësojnë plakjen. Të dy produktet së bashku e hidratojnë, ushqejnë dhe zbusin lëkurën duke i dhënë asaj nur dhe shkëlqim rinor e të shëndetshëm. Shega dhe mjalti janë ndër përbërësit kryesorë të kurave më të lashta të bukurisë të praktikuara nga mbretëresha e gra fisnike të të gjitha kohërave.
Vlera Të Tjera Të Mjaltit Dhe Shegës
Shega luan një rol thelbësor në sekretimin e enzimave në sistemin tretës. Nëse përzieni 250 ml lëng shege me një lugë çaji me mjaltë dhe e pini atë rregullisht do të përmirësoni tretjen. Nëse përzieni nga një lugë gjelle me lëng shege, lëng xhenxhefili dhe mjalti do të përfitoni një shurup të jashtëzakonshëm që lufton kollën dhe të ftohurën në mënyrë natyrale.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...