Lajme

Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 11 April 2021

Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit personat të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19 si dhe njerëzit që kanë sëmundje të tjera.

Krasniqi në Ndrrimin e Natës ka theksuar se personat që kanë mbetur me pasoja shëndetësore dhe që janë në terapi nga mjeku nuk preferohet të agjërojnë.

“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pasë virusin. Pse të mos agjërojnë ata?”

“Tek çështja e sëmundjes ka definicion, nëse një sëmundje shtohet ose rritet gjatë agjërimit ose i vonohet shërimi, pra nëse ka të bëjë agjërimi drejtpërsëdrejti me atë sëmundje, siç janë disa kategori të diabetit që janë shumë të rënda, në këto raste mjeku e preferon që këta persona të agjërojnë”.

“A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë? “, ka thënë Krasniqi.

Të tjera