Lajme

“Krejt ia futin kot”! Shefqet Krasniqi sfidon NASA-n dhe shkencëtarët

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 23 October 2018

Hoxhë Shefqet Krasniqi, në një paraqitje live në kanalin e tij zyrtar në Youtube, është pyetur nga një shikues se Universi është krijuar para 13 miliardë viteve, dhe toka rreth 4.5 miliardë vite.

Pas pyetjes, Krasniqi është përgjigjur:

“Krejt ata (shkencëtarë) të cilët thonë, flasin dhe shkruajnë për fillimin e krijimit të këtij Universi e në mesin e këtyre krijesave që janë marramendëse është edhe toka, e që është më pas sa një pikë e vogël e zezë në një tabelë të madhe që iu shpjegohet studentëve apo nxënësve. Krejt ata që flasin për zanafillën, për kohën në fakt të krijimit të Universit: ia futin kot! Pra, kund në dynja s’ia qëllojnë”.

-Advertisement-

Moderatori: Pse?

Shefqet Krasniqi: Pse me ia qëllu?

Ai vazhdon më tej duke dhënë argumente se si është krijuar Universi, dhe se askush nuk e di këtë përpos Allahut.

Për më shumë shikojeni videon:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera