Lajme

Shefqet Krasniqi s’e pranon fajësinë, në seancë mungojnë dy dëshmitarë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 22 January 2018

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Shefqet Krasniqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Imam Shefqet Krasniqi nuk e ka pranuar fajësinë për tri veprat që akuzohet.

Sot kur pritej të dëshmonte Minire Heta dhe Nasere Ademi asnjëra nuk është e pranishme.Që të dyja sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe se sipas tij ende nuk e dimë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar gjatë kësaj seance. I pranishëm është vetëm një dëshmitar tjetër.

Krasniqi akuzohet për nxitje të urrejtjes, shmangie të tatimit me çka ka kryer vepër penale.

-Advertisement-

Gjithnjë sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, i pandehuri i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë tё dhëna tё pasakta, si dhe nuk i deklaruar tё dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë tё përgjithshme prej 20,208.57 €.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera