Lajme

Shefqet Krasniqi: Pushteti aktual të përmbush premtimet zgjedhore dhe të lejojë bartjen e shamisë në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 06 August 2022

Imami Shefqet Krasniqi i është bashkuar debatit për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla dhe ka thënë se çështja e shamisë dhe shfuqizimi i këtij udhëzimi ka qenë sipas tij premtim i pushtetit aktual gjatë fushatës zgjedhore.

“Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi theksoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë, “pasi që në Kosovë jetojnë një shumicë dërrmuese e besimit islam”.“Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

“Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin”, ka shkruar Krasniqi.Postimi i plotë:

Selam alejkum të nderuar vëllezër dhe motra.Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë, e drejtë kjo e garantuar nga ligji i Zotit.

Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet.Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend.

Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë.Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera