Lajme

Shefqet Krasniqi: Namazi i Bajramit të falet në distancë, e kemi sheshin dhe stadiumin si mundësi

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 18 May 2020

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka folur për pandeminë covid19, ku edhe ka diskutuar për çështjen se a mund të falet namazi i Bajramit me xhemat.

“Nëse situata është qysh është tani, mendimi im bajrami mos të ndalet. Me falë Bajramin duke ndërmarrë masa shtesë. Ndërkohë të jetë edhe distancimi i xhematit, këto raste duhet me shku me dorëza dhe maska në xhami”, ka thënë ai në TV Dukagjini- transmeton Indeksonline.

“Në Prishtinë e kemi edhe sheshin e madh, prej Zahir Pajazitit deri tek Parlamenti, loçk është kjo punë. Edhe me ardh qytetarët me falë me organizu, është madhësht, pastaj është edhe stadiumi, ai është i qytetarëve edhe më mirë”, ka thënë tutje ai.

-Advertisement-

Shefqeti konsideron se duhet të shfrytëzohen qendrat për të falë namazin e Bajramit.

“Mund të falet edhe nëpër qendra me dalë me u falë. Koha është e mirë shi nuk kemi. Unë për veti kështu kisha vepru, por kjo nuk varet prej meje”, vlerësoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera