Sport

Shefki Kuqi flet për stilin e famshëm “Dallëndyshe”

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 13 October 2020

Shefki Kuqi, që është futbollisti i parë shqiptar që luajti në Premier Ligë ka folur për festimin e tij të veçantë pas shënimit të golit në stilin “Dallëndyshe”, shkruan Gazeta inFokus.

Kuqi në një emision në RTK ka treguar që asnjëherë nuk është lënduar gjersa bënte hedhjen si një dallëndyshe.

“Janë emocionet, thjesht, pas golit. Nuk jam lënduar asnjëherë. Hera e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e yjeve” ka thënë Kuqi.

Shefki Kuqi ka qenë futbollisti i parë shqiptar që garuar në Premier Ligën angleze, që është njëra ndër ligat më të forta në Evropë./Gazeta inFokus/

Të tjera