Lajme

Shefja e Zyrës së BE’së: Nuk ndërmjetësojmë në mes të VV’së e LDK’së

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 29 January 2020

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalyia Apostolova, thotë se s’duan ndërmjetësim ndërmjet VV-së e LDK-së, por Qeveri dhe reforma.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në cilësi të vëzhguesve, kanë marrë pjesë të martën në takimin e radhës mes Vetëvendosjes e LDK-së.

Kështu ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, që tha se ftesat për takimin u kanë shkuar nga të dy partitë.

-Advertisement-

Apostolova tha se nuk duan të përfshihen në negociatat për formimin e Qeverisë.

Komentet Apostolova i bëri në ngjarjen ku u paraqitën prioritetet e Presidencës së Këshillit të BE-së, që në gjashtë muajt e parë të këtij viti do të udhëhiqet nga Kroacia.

Ambasadorja Danijela Barisić theksoi se synojnë një Evropë ekonomikisht të fortë, e në kontekst të zgjerimit të BE-së dhe të marrëdhënieve me Kosovën përmendi pritjet nga Samiti i Zagrebit, që do të mbahet në muajin maj të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera