Lajme

Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 25 April 2024

Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt, u. d. i shefit të UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fisher dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci.

Ata janë pritur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, dhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, të cilët i kanë informuar për zhvillimet në komunë.

“Me drejtoreshën e USAID-it kemi biseduar për projektet të cilat po implementohen në komunën tonë, duke përfshirë projektin për integritet të komunave në Kosovë, projekti për qeverisjen e pronës dhe kontratën sociale”, tha kryetari Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

-Advertisement-

Pas takimit në komunë, udhëheqësit e komunës dhe ata të USAID-it kanë vizituar parkun qendror, në të cilin kanë parë nga afër investimet e USAID-it. Këto investime janë mundësuar nga bashkëpunimi me projektin USAID Social Contract Activity.

Bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe u. d. Të shefit të UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fisher, kanë vizituar edhe Dhomën Burimore në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rexhep Elmazi”, në të cilën është investuar në sallën burimore për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Bashkë me partnerët tanë dhe nivelin qendror jemi për qeverisje të ndershme dhe profesionale”, tha Alban Hyseni.

Këto investime janë mundësuar përmes aktivitet Pandemic Response Activity, bashkëpunim ky në mes të USAID-it dhe UNICEF-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera