Lajme

Shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti i reagon Kurtit: Populistit nuk i bën për kurrfarë vuajtjesh

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 14 August 2020

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Avdullah Hoti,  Marigona Berisha i ka reaguar liderit të VV-së, Albin Kurti, pasi ky i fundit e quajti emisarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, kauboj.

Berisha ka thënë se ish- kryeministri  Kurti e quajti “cowboy”, Richard Grenellin, për interesa të tij populist.

Ky është postimi i plotë i Marigona Berishes

-Advertisement-

E quan “cowboy” Richard Grenellin, të dërguarin e Amerikës për dialog, dhe menjëherë më pas përmend vuajtjet e popullit të Kosovës. Kjo nënkupton qartë se populistit nuk i bën për kurrfarë vuajtjesh.

Ndryshe sot gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas ftesës së Richard Grenell të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera