Lajme

Shefja e EULEX: Sulmi ndaj Arbanës është i papranueshëm, jemi të gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet kosovare

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 13 May 2017

Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, ka reaguar ndaj sulmit kundër Arbana Xharrës, i cili ndodhi gjatë natës të së shtunës.

Përmes faqes zyrtare të EULEX’it në Tëitter, thuhet se Papadopoulou, ka dënuar sulmin ndaj anëtares më të re të PDK’së, Arbana Xharra, shkruan Express.

“Sulmi ndaj Arbana Xharrës është i papranueshëm”, ka thënë Shefja e EULEX.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se EULEX është gjithmonë gati t’i ndihmojë autoritetet në Kosovë.

Më herët, edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm që i është bërë Arbana Xharrës. Ajo ka thënë se sulmi ndaj Xharrës kundër vlerave njerëzore, të ndëshkohen keqbërësit.

Edhe Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar ashpër kundër sulmit ndaj Arbana Xharrës. Ai ka thënë se është tmerruar nga akti brutal ndaj Xharrës, dhe ka kërkuar që sulmuesit të sillen para drejtësisë. /GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera