Lajme

Shefja e diplomacisë gjermane në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 10 September 2022

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbock po realizon një vizitë të paparalajmëruar në Kiev të Ukrainës.

Zyrtarja gjermane në këtë formë dëshiron të tregojë se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Berlinit, raporton dw.

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme, me dërgesa armësh dhe mbështetje humanitare dhe financiare”, tha ajo.

-Advertisement-

“Është e qartë për mua, (presidenti rus, Vladimir) Putin është duke u lodhur nga mbështetja dhe solidarizimi ynë me Ukrainën”, tha kryediplomatja gjermane.

“Ai beson se mund t’i ndajë shoqëritë tona me gënjeshtra dhe t’i shantazhojë me furnizime energjetike”, shtoi ajo.

Ndryshe, kjo është vizita e saj e dytë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus në muajin shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera