Shefi i ushtrisë serbe: KFOR’i na ka paralajmëruar për trazira në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 07 January 2018
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë,Gjenerali Ljubisa Dikovic,ka thënë se Komandanti i KFOR’it i ka dhënë informacione se mund të ketë trazira në kufirin me Kosovë. Ka thënë se KFOR’i i ka marrë të gjitha masat që mos të ndodh një paralajmërim i tillë.
“Është me rëndësi të potencohet se shkëmbimi i informacioneve me KFOR’in, si subjekt i sigurisë përgjegjës për paqen në krahinën jugore serbe, është i përditshëm. Të premten kam folur me Komandantin e KFOR’it dhe kam marrë informacione të caktuara që në zonën tokësore të sigurisë mund të cenohet siguria sikurse edhe brenda territotit të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Diković, shkruan RTS.
Sipas tij, tash për tash gjendja në kufirin me Kosovë është stabile.
“Për fat të mirë tani gjithçka është qetë dhe situatë stabile dhe jam i sigurt se KFOR’i i ka marrë të gjitha masat dhe kështu do të mbetet”, ka thënë Dikovic.
Dicovic bashkë me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, kanë vizituar Bujanovcin.
Vulin ka thënë se informacionet për mundësinë e trazirave në kufi me Serbinë i kanë marrë nga KFOR’i çek.
Sidoqoftë, në Kosovë s’ka pasur asnjë njoftim prej KFOR’it për mundësinë e trazirave në kufirin me Serbinë.
As Policia e Kosovës s’ka dhënë ndonjë informatë për një mundësi të tillë.
Të tjera
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...