Lajme

Shefi i ushtrisë serbe kërkon sistem raketor që mund ta arrijë çdo cak në territorin e Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 13 January 2018

Serbia po planifikon të blejë sistem raketor i cili zhvillon luftë në largësi më të mëdha se 400 kilometra.

Kështu ka deklaruar shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq.

“Natyrisht se po shqyrtohen edhe sistemet S 300 dhe BUK, por edhe sisteme tjera”, ka thënë Dikoviq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Sipas tij, situata aktuale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare ndikojnë në planet e zhvillimit dhe aftësisë së Ushtrisë së Serbisë.

Ai nuk ka përfunduar se çka ka ndikuar që të mendohet për këtë sistem raketor i cili arrin gati çdo cak në territorin e Kosovës.

Të kujtojmë se largësia rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është pak më shumë se 400 kilometra, por në vijë ajrore kjo largësi shkurtohet edhe më shumë.

Njeriu i parë i ushtrisë serbe thotë se në vitin 2018 Ushtria e Serbisë ka marrë impuls të fuqishëm dhe forcë më rritjen e fitimeve, si dhe do të punoj edhe më tutje në rritjen e moralit të forcave të armatosura.

“Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve 1.500 dhe 1.500 plus. Do të fillojmë modernizimin e tankeve M-84 dhe automjeteve luftarake të këmbësorisë, në mënyrë që ta përmirësojmë mbrojtjen dhe gatishmërinë”, ka thënë ai Dikoviq për rts.

Gjenerali Dikoviq dyshohet për krime lufte në Kosovë në vitin 1999, por deri më tash ai është mbrojtur fuqishëm nga shteti serb, duke mos u përballur me këto akuza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera