Lajme

Shefi i Misionit Vëzhgues nga BE: Votuesit e Kosovës meritojnë ambient më të mirë të fushatës

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 05 June 2017

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE Alojz Peterle ka thënë se gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me një gamë të gjerë të bashkëbiseduesve, të cilët mirëpritën punën e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe shprehën angazhimin e tyre për zgjedhje demokratike.

“Gjithashtu kam bërë thirrje për të gjitha palët pjesëmarrëse të shfrytëzojnë mundësinë që në zgjedhjet e 11 qershorit të tregojnë pjekuri demokratike. Dua të jem absolutisht i qartë se çfarë do të thotë kjo”.“Çdo frikësim i kandidatëve dhe familjeve të tyre është i papranueshëm. E drejta e të qenit kandidat dhe mundësia e të bërit fushatë në mënyrë të lirë janë parakushtet absolute të zgjedhjeve demokratike.

Të gjithë akterët politikë duhte të demonstrojnë përkushtimin e tyre ndaj principeve demokratike duke refuzuar fuqimisht të gjitha format e frikësimit, dhunës dhe presionit. Gjithashtu u bëj thirrje policisë dhe prokurorëve që të hetojnë incidentet e tilla në mënyrë të menjëherëshme dhe rigoroze”, ka thënë Peterle. Policia, autoritetet dhe udhëheqësit politikë duhet të sigurojnë që votuesit dhe kandidatët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike pa dhunë.  Media ka rol thelbësor në nxitjen e debatit publik në alternativat e ndryshme politike. Përpjekjet e raportuara të partive politike të ndërhyjnë dhe imponojnë kushte në qasje te debatet zgjedhore, gjë që është në dëm të elektoratit, janë duke rezultuar në vështirësi për mediat në organizim të debateve të drejta dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me ligjin.

-Advertisement-

Nuk është shumë vonë të ndryshojmë këto trende negative të cilat rrezikojnë njollosjen e gjithë procesit zgjedhor. Votuesit e Kosovës meritojnë më mirë. Është obligim i akterëve politikë të Kosovës të demonstrojnë se janë të gatshëm të përmbushin standardet demokratike evropiane. Kjo është qështje e përgjegjësisë kolektive. Udhëheqësit e partive politike të Kosovës duhet t’i përgjigjen kësaj sfide.” Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, që ka vëzhgues afatgjatë duke mbuluar 38 komuna në Kosovë, do të vazhdojë të përcjellë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtyre çështjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera