Shefi i zyrës së BE’së ia bën bajat Qeverisë për Byronë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/tttuuuu.png)
Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 14 July 2022
Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi sot në Kuvendin e Kosovës janë miratuar disa ligje që kanë të bëjnë më sistemin e drejtësisë.
Szunyog ka përmendur ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ligjin e ri për deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e Ri për Procedurën Penale.
Megjithatë kreu i Zyrës së BE-së nuk ka përmendur fare që ka kaluar në lexim të parë edhe projektligji për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligj për të cilin ka abstenuar opozita dhe disa deputetë të pozitës përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“I lumtur të shoh që në dy javët e fundit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje që janë të rëndësishme për procesin e integrimit në BE, përfshirë ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, dhe Kodin e Ri të Procedurës Penale”, ka shkruar Szunyog.
Ai ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve tregon një hap kyç legjislativ në sigurimin e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë pjesë e Agjendës Evropiane të Reformave, raporton Gazeta Express.
“BE do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në #Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit”, ka përfunduar Szunyog.
Glad to see that over the last 2 weeks, the Assembly of Kosovo 🇽🇰 adopted several laws that are important for the European 🇪🇺 integration process, incl. the Law on Agency for Prevention of Corruption, the new Law on Asset Declaration, and the new Code on Criminal Procedure. (1/3)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 14, 2022
Projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtësisë që drejton Albulena Haxhiu ka marrë notë negative pasi ka dalë nga skanerët e Komisionit të Venecias. Sipas Komisionit të Venecias drafti ka probleme thelbësore duke shtuar se themelimi i një Byroje të tillë rrezikon ta komplikojë edhe më shumë sistemin e drejtësisë në vend.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/11/Foto-kryesor.png)
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...