Lajme

Shefi i zyrës së BE-së takohet me zyrtarë të PDK-së, flasin për mbështetjen e opozitës për implementimin e marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 21 March 2023

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar këtë të martë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se temë diskutimi ka qenë mbështetja e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar shefi i zyrës së BE-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera