Lajme

Shefi i Zyrës së BE-së: Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së policit të vrarë në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 24 September 2023

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve kriminale në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai iu ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjarëve, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës.

“Lexoni deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera