Lajme

Shefi i Zyrës së BE-së: Çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 18 November 2021

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, sot, mori pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’.

Szunyog përmes një cicërime në Twitter tha se çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për kosovarët

“Çështja e personave të zhdukur në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’, e cila më la mbresa të thella”, shkroi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera