Lajme

Shefi i Wagner kërcënon Rusinë: Do tërheqim trupat nga Bakhmuti para të mërkurës!

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 05 May 2023

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner në Rusi, tha në një njoftim të papritur se forcat e tij do të largoheshin nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, të cilin ata po përpiqeshin ta pushtonin që nga vera e kaluar.

Prigozhin tha se ata do të largohen më 10 maj për shkak të humbjeve të mëdha dhe furnizimeve të pamjaftueshme të municioneve.

“Unë deklaroj në emër të luftëtarëve Wagner, në emër të komandës Wagner, se më 10 maj 2023, ne jemi të detyruar të transferojmë pozicionet në vendbanimin Bakhmut në njësitë e ministrisë së mbrojtjes dhe të tërheqim trupat e mbetur të Wagnerit në kampet e logjistikës”, tha Prigozhin në një deklaratë.

-Advertisement-

Revolta e themeluesit të grupit paraushtarak rus Wagner, vjen pasi Volodymyr Zelenskiy kërkoi ndihma me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse ruse ndaj civilëve në muajt e fundit.

Bakhmut, një qendër kryesore transporti në rajonin e Donjeckut, ka qenë vendi i luftimeve më të zjarrta gjatë disa muajve të fundit me numër të madh të viktimave te të dyja palët.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se humbja e Bakhmutit, e cila ndodhet në kodra, duke ofruar një mbrojtje natyrore, do të hapte trupat e saj të vendosura në pjesë të tjera të Donjeckut ndaj sulmeve.

Wagner ka udhëhequr përpjekjet ruse për të marrë Bakhmutin që nga viti i kaluar, por nuk ka qenë në gjendje të largojë luftëtarët ukrainas, të cilët ende mbajnë cepat perëndimore të qytetit.

Themeluesi Prigozhin paralajmëroi se një tërheqje e Wagnerit nga Bakhmuti do të çonte në një kolaps rus përgjatë pjesëve të tjera të frontit prej 1000 kilometrash.

Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë i kanë dhënë Ukrainës disa sisteme raketore ‘Patriot’, të konsideruara si një nga armët më të avancuara të mbrojtjes në arsenalin e NATO-s. Çdo sistem Patriot mund të mbrojë një qytet. Aleatët perëndimorë i kanë dhënë Ukrainës gjithashtu sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, por raportet e zbulimit të SHBA-së së fundmi kanë treguar se mbrojtja ajrore e Ukrainës mbetet një hallkë e dobët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera