Lajme

Shefi i ushtrisë kërkon vazhdimin e misionit paqeruajtës zviceran në Kosovë: Situata politike është tensionuar

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 26 December 2021

Shefi i ushtrisë, Thomas Süssli, duke u kthyer nga një vizitë në Ballkan, synon t’i kërkojë parlamentit vitin e ardhshëm të zgjasë angazhimin zviceran në Kosovë.

Sipas tij për momentin nuk është e mundur t’i jepet fund misionit paqeruajtës, pasi situata politike është tensionuar.

“Nëse trupat e misionit të paqes tërhiqen nga Kosova dhe Bosnja, këto vende ka të ngjarë të bien sërish në paqëndrueshmëri të madhe”, tha Thomas Süssli në një intervistë për Sonntagsblick.

-Advertisement-

Ushtria zvicerane ka marrë pjesë në misionin e paqes në Kosovë që nga viti 1999, shkruan Letemps.

Për sa i përket angazhimit të ushtrisë në luftën kundër COVID-19, ushtria thirri edhe 120 ushtarë të tjerë për një shërbim mbështetës, kryesisht në pjesën frëngjisht-folëse të Zvicrës, pasi kishte mungesë të njerëzve që flisnin frëngjisht.

Ushtria mund të vendosë deri në 5 mijë njerëz në dispozicion për sektorin e shëndetësisë, por ai tha se shpreson që të mos arrijmë deri në këtë pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera