Lajme

Shefi i stafit të Osmanit tallet, i kërkon Vuçiqit ta bëjë testin e ADN-së bashkë me Fahri Musliun

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 04 November 2023

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, është përfshirë ne debatin që ka shpërthyer gjithandej dhe spekulimet se kinse gazetari kosovar në pension, Fahri Musliu “është babai i Aleksander Vucicit”.

Vela e ka ngacmuar sot presidentin serb, pasi Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.

Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së”.

-Advertisement-

Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.

“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera