Lajme

Shefi i ri i PSD-së mbi 40-fish më pak vota se Albin Kurti

Autori: Halil Berisha 11:37 | 16 December 2019

Dikur ishin bashkë në një parti.

Madje, Albin Kurti e Dardan Molliqaj ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin sa ishin të dy në Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

Por, Dardan Molliqaj, bashkë me disa anëtarë të tjerë të rëndësishëm të Vetëvendsojes, u larguan nga partia e Kurtit e shkuan në PSD, ku kryetar u bë Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

Ky i fundit dorëheqje nga ky post dha më 15 Dhjetor, ku kryetar u zgjodh Dardan Molliqaj, shkruan gazeta inFokus.

Arsye për këtë u tha të jetë angazhimi i Ahmetit si Kryetar i Prishtinës, por edhe marrja e përgjegjësisë për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 6 Tetorit.

E në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, i jashtëzakonshëm, por për të keq, ishte edhe numri i votave që mori Dardan Molliqaj, tani kryetar i PSD-së.

Molliqaj pati arritur të marr vetëm 4150 vota, derisa Albin Kurti i Vetëvendosjes plot 183 mijë e 952 vota.

Nga kjo, i bije që Kurti, ka marrë 44-fish më shumë vota se Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera