Lajme

Shefi i ri i Intelegjencës Amerikane i shkon në vizitë biznesmenit kosovar

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 22 May 2020

Drejtori i sapoemëruar i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe, ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm me të marrë zyrtarisht detyrën.

John Ratcliffe duke qenë se është mik i ngushtë i Biznesmenëve Shqiptaro-Amerikan, ai ka bërë një vizitë falënderuese tek Ismet Smajli, njofton Klan Kosova.

”Kjo ishte një surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin, menjëherë pas votimit John dhe bashkshortja e tij Michelle erdhën në lokalin tonë për një përshendetje të shkurtër”.

-Advertisement-

”Nuk mundem ta pershkruaj gëzimin”, shprehet ai në llogarinë e tij në facebook.

”Nuk kisha idenë se ai ishte në shtëpinë e tij këtu afër, dhe me tha se kishte dëshirë që unë të jem njeriu i parë që do takonte”.

Smajli thekson që këtë vizitë të Ratcliffe nuk e priste në këtë kohë dhe vend.

”I thash se pritja qe ai te ishte në Washington dhe se kjo ishte ni supriz e veçantë”. 

Ai shton se Ratcliffe e falënderoi për raportet e mira që kishin mes vete.

”Më falënderoi për miqësinë ”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera