Lajme

Shefi i OKB-së, Lavrovit: Duhet t’i japim fund luftës

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 26 April 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka theksoi nevojën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin sot, thotë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog, një armëpushim dhe në fund të fundit paqe, shkruan BBC.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ai.

-Advertisement-

Ai thotë gjithashtu se prioritet duhet të jetë minimizimi i vuajtjeve njerëzore në vend.

Bisedimet tani po vazhdojnë me dyer të mbyllura, por ne do të kthehemi me përditësime kur Lavrov dhe Guterres të mbajnë një konferencë për shtyp më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera