Shefi i OBSH-së: Omicron përhapet më shpejt se çdo lloj tjetër
Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 15 December 2021
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ka deklaruar se lloji i ri Omicron i koronavirusit COVID-19 është konfirmuar në 77 vende dhe po përhapet më shpejt se çdo lloj i mëparshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Omicron ndoshta është në shumicën e vendeve, edhe nëse akoma nuk është zbuluar. Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë lloj të mëparshëm”, tha Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë.
Lloji Omicron, i zbuluar për herë të parë muajin e kaluar në Afrikën e Jugut, u shpall si një lloj shqetësues nga agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Ghebreyesus shprehu shqetësimin për njerëzit që e konsiderojnë llojin Omicron si të butë, duke theksuar se edhe nëse shkakton sëmundje më pak të rënda, numri i madh i rasteve mund të mbingarkojë edhe një herë sistemet e pa përgatitura shëndetësore.
Ai u bëri thirrje vendeve që të zbatojnë masa kufizuese së bashku me vaksinat për të dalë nga kriza.
“Nuk janë vaksinat në vend të maskave. Nuk janë vaksinat në vend të distancimit. Nuk janë vaksinat në vend të ventilimit apo higjienës së duarve. Bëni të gjitha. Bëni vazhdimisht. Bëni mirë”, tha Ghebreyesus.
Shefi i OBSH-së tha se disa vende kanë nisur fushata përforcuese të vaksinave dhe shtoi se kjo mund të çojë në “grumbullimin e vaksinave që pamë këtë vit dhe të përkeqësojë pabarazinë”.
“Më lejoni të jem shumë i qartë… OBSH nuk është kundër përforcuesve. Ne jemi kundër pabarazisë. Shqetësimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë kudo. Dhënia e përforcuesve për grupet me rrezik të ulët të sëmundjes së rëndë ose vdekjes thjesht rrezikon jetën e atyre me rrezik të lartë ose që akoma presin dozën e tyre primare për shkak të kufizimeve të furnizimit. Prioriteti në çdo dhe globalisht duhet të jetë mbrojtja e më pak të mbrojturve, jo e më të mbrojturve”, u shpreh Ghebreyesus.
Duke ndarë të dhënat, ai tha se 41 vende akoma nuk kanë qenë në gjendje të vaksinojnë 10 për qind të popullsisë së tyre dhe 98 vende nuk kanë arritur në 40 për qind.
“Nëse i japim fund pabarazisë, i japim fund pandemisë. Nëse lejojmë që pabarazia të vazhdojë, ne lejojmë që pandemia të vazhdojë”, tha ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...